Trendy

Feti Abazi, viziton shkollën e Zherovjanit. Ju uron nxënësve suksese, në gjysëmvjetorin e dytë

Para 2 muaj

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, sot realizuam një vizitë në Shkollën Fillore “Liria” në Zherovjan”, ka shkruar kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Tutje, ai ka inkurajuar nxënësit e kësaj shkolle me rezultate më të mira në mësime.

“Gjatë kësaj vizite, u takuam me drejtuesit e shkollës, stafin arsimor dhe nxënësit, duke përcjellë mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse.

Ju uruam shumë suksese stafit të shkollës në punën e tyre të përkushtuar, si dhe nxënësve arritje sa më të larta në mësime. Gjithashtu shprehëm dëshirën dhe pritshmërinë që gjysmëvjetori i dytë të jetë i mbarë, i suksesshëm dhe plot rezultate pozitive për të gjithë”, ka përfunduar postimin e tij, i pari i Bogovinës.

Trending