Trendy

Kasami promovon përmirësimin e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta në Tetovë

Para 2 muaj

Sot, në Qendrën Rinore të Tetovës, kryetari i komunës, Bilall Kasami, zhvilloi një takim pune me organizatat që përfaqësojnë personat me nevoja të veçanta në qytet, përcjell tetova1

Takimi kishte për qëllim identifikimin e nevojave prioritare, diskutimin e sfidave aktuale dhe shqyrtimin e mundësive për përmirësimin e shërbimeve komunale në fusha të rëndësishme si aksesueshmëria, transporti, edukimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale.

Gjatë diskutimit, Kasami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës, organizatave përkatëse dhe partnerëve potencialë, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe politikave gjithëpërfshirëse.

“Si kryetar i Komunës së Tetovës, mbetem i përkushtuar për të vazhduar koordinimin dhe angazhimin aktiv në avancimin e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për personat me nevoja të veçanta,” deklaroi Kasami./tetova1.mk

Trending