Presidenti amerikan Donald Trump në Davos të Zvicrës tha se SHBA-të kujdesen për Evropën, respektivisht se ai rrjedh nga prindër që kanë lindur në Evropë, përcjell TV21. Trump tha se vendet evropiane duhet të ndryshojnë prioritetet e tyre.
“SHBA-të kujdesen shumë për Evropën, me të vërtet. Unë rrjedh nga Evropa. Skocia dhe Gjermania. Nëna ime 100% skoceze, 100% gjerman babai im. Dhe ne besojmë thellësisht në lidhjet që ndajmë me Evropën si civilizim. Dua të kenë sukses. Për këtë çështjet si energjia, tregtia, migracioni dhe rritja ekonomike duhet të jenë shqetësimet kryesore për çdokënd që dëshiron të shohë një Perëndim të fuqishëm dhe të bashkuar, sepse Evropa dhe ata shtete duhet ta bëjnë gjënë e tyre. Duhet të dalin nga kultura që kanë krijuar në 10 vjetët e fundit. Është e tmerrshme se çfarë po i bëjnë vetes, po shkatërrojnë veten, vende shumë të bukura”, tha Trump.










