Trendy

Feti Abazi: Ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren

Para 2 muaj

Feti Abazi, ka njoftuar mbrëmë në Facebook, banorët e komunës së Bogovinës, se ekipet e ndërmarrjes komunale janë në terren, për pastrimin e rrugëve nga rreshjet e borës, duke nënvizuar se prioritet i pastrimit të borës kanë qenë fshatrat e malësisë, pastaj rrugët fushore.

“Si pasojë e reshjeve të borës, ekipet për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve kanë qenë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit. Prioritet u është dhënë rrugëve malore, për të siguruar qarkullim sa më të sigurt, ndërsa më pas puna do të vazhdojë në rrugët e fshatrave fushore”, ka shkruar Feti Abazi.

Tutje, kryetari i komunës së Bogovinës, ka porositur vozitësit që të kenë kujdes me shpejtësinë, në këto kushte të rrezikshme atmosferike.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

Megjithëse bora sjell sfida në qarkullim, ajo njëkohësisht na dhuron pamje të bukura dhe një atmosferë të veçantë dimërore, duke zbukuruar natyrën dhe vendbanimet tona”, ka përfunduar Feti Abazi.

Trending