Trendy

Ilir Demiri: Safe City u përgatit nga BDI-ja, ajo i zgjodhi këto qytete për zbatim

Para 1 javë

Deputeti i pavarur, Ilir Demiri, gjatë debatit në Click Plus, shpjegoi se Ligji për Safe City-n është përpiluar nga BDI-ja gjatë kohës kur ata ishin në Qeveri.

Madje sipas tij, pikërisht BDI-ja ka zgjedhur që ligji të zbatohet fillimisht në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.

“Ishte qeveria BDI-së që projektoi këtë ligj para shumë vitesh dhe i zgjodhi këto zona për zbatimin e ligjit”, tha deputeti Ilir Demiri.

Edhe deputeti i BDI-së Ilir Hasani, gjatë emisionit të njëjtë, tha se BDI-ja e përkrah këtë ligj dhe nuk është kundër tij, edhe pse ka votuar kundër në seancë.

Trending