Trendy

Kadriu: Ankimimi i ligjit “Safe City” pa hyrë në fuqi është si të falesh xhumanë ditën e enjte

Para 1 javë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu, ka reaguar lidhur me paralajmërimet për iniciativë në Gjykatën Kushtetuese ndaj Ligjit për Kundërvajtje, i njohur si projekti “Safe City”, duke vlerësuar se çdo ankim para hyrjes në fuqi të ligjit është i pabazë juridikisht.
Sipas Kadriut, inicimi i procedurës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë pa u publikuar ligji në Gazetën Zyrtare dhe pa hyrë ende në fuqi është i krahasueshëm me “të falesh xhumanë ditën e enjte”.
“Iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë para se ligji të hyjë në fuqi nuk ka bazë procedurale. Është njësoj si të falesh xhumanë ditën e enjte”, ka deklaruar Kadriu.
Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët nuk është kundër shqyrtimit kushtetues të ligjit, por insiston që kjo të bëhet në përputhje të plotë me procedurat ligjore dhe në momentin e duhur.
“Po, do të ketë iniciativë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit, por kjo do të ndodhë atëherë kur të plotësohen të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese”, shtoi Kadriu.

Trending