Më 26.01.2026 rreth orës 11:00, gjatë kryerjes së detyrës në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë vërejtur një të mitur të shtrirë në trotuar.
Pas bisedës së zhvilluar nga inspektorët për të mitur, është konstatuar se bëhet fjalë për një 13-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte qëndruar në qytet pa kujdes prindëror. Në vendngjarje janë thirrur punonjësit socialë nga Qendra për Punë Sociale në Tetovë, të cilët janë kujdesur për fëmijën.
Pas verifikimit të identitetit dhe adresës së banimit, është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Kumanovë për procedura dhe veprime të mëtejshme.










