Trendy

Shkëndija mundi Sarajevën në Antalia me rezultatin 3-2, dy gola nga Ibraimi

Para 5 muaj

Kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës shënoi fitotre 3-2 në sfidën e tretë përgatitore në Antalia të Turqisë.

Skuadra tetovarë mundi skuadrën e Sarajavës, edhe pse këta të fundit kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të përmes Beganoviqit. Vetëm katër minuta më vonë, pas depërtimit të shepjtë të Latifit në krahun e majtë dhe asisitin e tij në zonë, atje ku shfaq Besart Ibraimi për të barazuat shifrat në 1-1.

Në minutën e 33-të, Shkëndija bën rikthim të plotë të rezultatin me golin e dytë të Besart Ibraimit, por kësaj radhe nga pika e bardhë. Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në vazhdim, Shkëndija shënoi edhe golin e tretë, me autor Spahiun, i cili dërgoi një projektil të vërtetë nga 20 metra. Goli i fundit në këtë ndeshje ishte nga Arbin Zejnullai, por kësaj radhe në rrjetën e vet, pasi që kthimi i topit drejt portierit kuqezi shkoi në rrjetën e skuadrës kuqezi.

Trending