Trendy

Sadulla Izairi zgjidhet anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

Para 6 ditë

Gjatë zgjedhjeve të sotme të drejtpërdrejta mes gjyqtarëve, Sadulla Izairi, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Tetovës, është zgjedhur anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të komunitetit që përbën mbi 20% të popullsisë.

Në garë për këtë vend ishin gjithsej gjashtë kandidatë:

Afrim Jakupi (Gjykata e Apelit, Gostivar)
Sadula Izairi (Gjykata Themelore, Tetovë)
Ylber Hasani (Gjykata Themelore Civile, Shkup)

Hasan Asani (Gjykata Themelore, Tetovë)
Xhemali Saiti (Gjykata Supreme)
Shpresa Grainca Osmani (Gjykata Themelore Penale, Shkup)

Zgjedhja u zhvillua për vendin e gjyqtarit Hanif Zendeli nga Gjykata e Apelit, Gostivar, i cili kishte mbaruar mandatin e tij gjashtëvjeçar në Këshillin Gjyqësor.
Komisioni për organizimin e zgjedhjeve drejtohej nga gjyqtari Osman Shabani (Gjykata e Apelit, Shkup) dhe zëvendësohej nga gjyqtari Ilija Trpkov (Gjykata Themelore Penale, Shkup).

Këshilli Gjyqësor ka gjithsej 15 anëtarë, ku tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre nga Kuvendi dhe dy në propozim të Presidentit të shtetit. Mandati i anëtarëve zgjedhur është gjashtëvjeçar me mundësi për një ri-zgjedhje.

Trending