Në kuadër të procesit të reformimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka emëruar katër kryetarë të rinj degësh në disa komuna të vendit.
Vendimi është marrë nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshin emërimet si vijon: Avni Saliji në Likovë, Emir Sulejmani në Zhelinë, Bujar Jakupi në Tearcë dhe Iljas Veseli në Saraj.
Me këtë vendim, Bujar Jakupi nga fshati Sllatinë është zgjedhur kryetar i degës së BDI-së në Tearcë, duke marrë përgjegjësinë për udhëheqjen dhe koordinimin e aktiviteteve partiake në këtë komunë.
Sipas komunikatës zyrtare të BDI-së, kjo pako e re e kryetarëve të degëve ka për qëllim forcimin e organizimit të brendshëm të partisë, rritjen e funksionalitetit dhe përmirësimin e performancës politike në nivel lokal dhe qendror.
Nga partia theksojnë se procesi i reformave të brendshme po vazhdon me ritme të përshpejtuara, duke përfshirë kontributin e të gjithë anëtarëve dhe strukturave partiake, me fokus të veçantë në rritjen e përgjegjësisë, efikasitetit dhe angazhimit politik në terren.










