Trendy

Emir Sulejmani zgjidhet kryetar i degës së BDI-së në Zhelinë

Para 6 ditë

Në kuadër të reformimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me emërime të reja në nivel lokal, duke synuar forcimin e organizimit të brendshëm dhe rritjen e efikasitetit politik.

Me vendim të Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, Emir Sulejmani është emëruar kryetar i degës së BDI-së në Zhelinë, duke marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e aktiviteteve partiake dhe koordinimin e strukturave në këtë komunë.

Sipas komunikatës zyrtare të partisë, ky emërim është pjesë e një pakete më të gjerë reformash, e cila përfshin edhe emërime në Likovë, Tearcë dhe Saraj. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është ndërtimi i degëve më funksionale, më konkurruese dhe me performancë më të lartë politike.

Nga BDI bëjnë të ditur se procesi i reformave të brendshme po zhvillohet me ritme të intensifikuara, duke përfshirë kontributin e anëtarësisë dhe strukturave lokale, me fokus në rritjen e përgjegjësisë politike dhe afrimin më të madh me qytetarët.

Trending