Më 29.01.2026 në ora 12:30, në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën “Pavle Avramoski” në Gostivar, një automjet ka goditur një vajzë 13-vjeçare nga Gostivari, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
E mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Ekipi inspektues ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa po merren masa intensive për identifikimin e automjetit dhe shoferit si dhe zbardhjen e plotë të rastit.










