Trendy

Kontrolle të shtuara në Tetovë: 32 shoferë të sanksionuar për parkim të parregullt

Para 5 ditë

Gjatë ditës së djeshme (29 janar), në zonën e SPB Tetovë është realizuar kontroll i shtuar i automjeteve dhe drejtuesve të tyre.

Gjatë aksionit janë sanksionuar 32 shoferë për parkim të parregullt, ndërsa 15 automjete janë larguar me automjetin special “merimangë”. Po ashtu janë evidentuar edhe 73 kundërvajtje të tjera rrugore.

Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Trending