Trendy

Gjinekologët kërkojnë rregulla të reja nga Fondi Shëndetësor

Para 4 ditë

Shoqata e gjinekologëve dhe akusherëve privatë kërkojnë marrëveshje të re me Fondin Shëndetësor për të definuar qartë detyrimet kontraktuale dhe cilat shërbime i mbulon fondi e cilat jo.

Nga shoqata thonë se në marrëveshjen aktuale nuk janë të precizuara standardet për numrin e kontrolleve të nevojshme, si dhe indikacionet për kontrolle. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë në koordinim me Fondin për zgjidhjen e problemeve.

“Me qëllim që të ketë një pasqyrë më të qartë për të drejtat dhe përgjegjësitë, dërguam kërkesa te Ministria e Shëndetësisë të përgatisë udhëzime klinike që mes tjerash do të nënkuptojnë edhe ngritje sistematike të standardit për dhënien e shërbimeve shëndetësore private në nivel afër asaj evropiane. Ndërsa deri te FSSH për revidim të marrëveshjes aktuale me implementim të një grupi shërbimesh sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Georgi Kostadinov, Kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Akusherëve.

Trending