Ka nderruar jete Xhelil Tairi nga Gostivari, një nga deputetët e parë shqiptarë në Maqedoni, në sistemin shumëpartiak.
Lajmi është bërë i ditur nga familja Tairi, e cila njoftoi se i ndjeri ia dorëzoi shpirtin Krijuesit në moshën 71-vjeçare.
Xhelil Tairi ishte një figurë e rëndësishme e jetës politike shqiptare në Maqedoni.
Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 1991, në Parlamentin e parë pluralist, pas rënies së sistemit njëpartiak.
Në atë përbërje parlamentare u zgjodhen 23 deputetë shqiptarë dhe Tairi ishte pjesë e këtij grupi historik që shënoi përfaqësimin e parë institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e pavarur.









