Më 31.01.2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në orën 22:45, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran dhe një të mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovi.
Pas informacioneve operative të marra paraprakisht dhe urdhrit gjyqësor, është kryer kontroll në objektin hotelier në fshatin Çegran, pronë e të denoncuarit të parë, me ç’rast te M.H. janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me kokainë.
Në një dhomë ndihmëse të objektit është gjetur një pistoletë me gaz, ndërsa në sirtarin e një komode është gjetur lëndë pluhur dhe para. Sh.Sh. dhe M.H. janë privuar nga liria, ndërsa në lidhje me veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekurzorëve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal, janë privuar nga liria edhe F.Sh. dhe e mitura 17-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet kallëzim penal përkatës.
Trending










