Një incident shqetësues është raportuar paraditen e 1 shkurtit 2026 në fshatin Tearcë të Tetovës.
Rreth orës 11:30, në Departamentin Policor të Tearcës është denoncuar se në zhveshtoret e fushës së futbollit, konkretisht në të katër anët e jashtme të objektit, janë shkruar grafite të ndryshme me përmbajtje fyese dhe ksenofobike.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer këqyrjen përkatëse dhe ka dokumentuar dëmtimet.
Nga policia bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë masa intensive për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ngjarja po trajtohet seriozisht për shkak të përmbajtjes nxitëse dhe urrejtëse të grafiteve.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione lidhur me këtë rast, t’i paraqesin ato pranë organeve kompetente.










