Trendy

Shtetasi i Shqipërisë dyshohet për vjedhje telefonash, më pas raporton se është sulmuar fizikisht

Para 3 orë

Më datë 03.02.2026, rreth orës 18:50, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.T. (57) nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje”.

Sipas policisë, ai dyshohet se nga një objekt shitjeje ka marrë disa telefona celularë.

Më vonë, rreth orës 23:00, janë arrestuar edhe dy persona tjerë, I.G. (40) dhe D.M. (26), të dy nga Tetova, pasi janë denoncuar nga I.T. se në periudhën nga ora 18:00 deri në 19:00, pas një debati lidhur me telefonat celularë, e kanë sulmuar fizikisht në të njëjtën rrugë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia njofton se do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Trending