Sipas aktit të trashëgimisë nënshkruar nga Epstein dy ditë para sa të humbte jetën në qelinë e tij në burgun e Manhatenit, ai kishte një pasuri prej 577 milionë dollarësh:
-Shtëpia gjigande në Manhaten, East Side Street, nr. 71 me vlerë 55.9 milionë dollarë.
-Ferma në Stenli, Nju Meksiko: 17.2 milionë dollarë.
-Vila El Brillo Way në Florida, 12.3 milionë dollarë.
-Apartamenti në Avenue Foch nr. 22 në Paris, 8.6 milionë dollarë
-Ishulli Great St. James, 22.4 milionë dollarë
-Ishulli Little St James, 63 milionë dollarë
-Para në kesh: 56.5 milionë dollarë.
-Të ardhura nga investimet: 14.3 milionë dollarë.
-Vlera e aksioneve në biznese të ndryshme: 112.6 milionë dollarë
-20 automjete luksoze.
-Tre avionë dhe dy helikopterë.
-Një koleksion veprash të shtrenjta arti dhe antikuaresh
-194.4 milionë dollarë fonde inveshtimesh.
Është interesante se Epstein ka caktuar si ekzekutues të aktit të tij të trashëgimisë një serb të natyralizuar amerikan, Boris Nikoliç. Ky është serb i diplomuar për mjekësi në Universitetin e Zagrebit në 1994. Më pas në Harvard për imunologji ku u punësua si asistent profesor. Më pas e la jetën akademike për t’u bërë këshilltar për bioteknologjinë i Bill Gates.
Nikoliç është shprehur “i shokuar” pse Epstein ka caktuar pikërisht atë si ekzekutor të aktit të tij të trashëgimisë. Ndërkohë që Epstein ka një vëlla, Mark Epstein, biznesmen i njohur në fushën imobiliare…
Nga Basir Çollaku





