Ende pa filluar mirë fushata parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka filluar lufta me lajme të reme për të dëmtuar oponentët politik. Lajme të pasakta, paverifikuara dhe qëllimshme po shpërndahen për të dëmtuar emrin dhe figurën e politikanëve të ndryshëm.
Mbrëmë u shpërnda lajmi i “takimit” të Arben Taravarit me Hristijan Mickovskin në zyret e partisë të këtij të fundit e që si argument u mor një veturë e parkuar në parkingun e objektit të VMRO-së në Shkup e që kishte regjistrim të Gostivarit. Lajmi doli të jetë i remë dhe shpejt u përgënjeshtrua edhe nga vet mediumi që u publikua.
Për lajmin e “rremë” ka reaguar edhe vet Taravari duke e cilësuar si tentim për njëllosjen e figurës së tij. “Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike. Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot më shumë se kurë është më shumë sensacionale se sa profesionale’, shruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
I pyetur nga Tetova1, profesori universitar Sefer Tahiri ka thënë se gjatë fushatës parazgjedhore pritet të ketë prodhim enorm të dezinformatave, por se partitë politike dhe mediumet të cilat i prodhojnë duhet të jenë të vetëdijshme se kundërproduktiviteti i tyre mund të jetë më i madh dhe shkaktojnë efekt të kundërt, ndryshe nga ai propagandues që synojnë prodhuesit e ‘fake neës’. “Dezinformatat pavarësisht nëse bëhen me ose pa qëllim janë shumë të dëmshme dhe rrezikojnë informimin e drejtë, korrekt dhe të paanshëm, janë kërëcënim i hapur frontal për lirinë e shprehjes dhe si të tilla dëmtojnë rëndë besueshmërinë e gazetarisë dhe cenojnë nivelin e demokraisë në një shoqëri” ka deklaruar Tahiri. /Tetova1/