Përkrahësit e myftiut Qani Nesimi, letër Reisit: Do ta mbrojmë Myftininë me çdo kusht

February 1, 2024, 01:02

Myftinia e Tetovës, grupi i udhëhequr nga myftiu Qani Nesimi dhe që kundërshton vendimin e rijasetit sot i ka dërguar një letër reisit ulema hafiz Shaqir ef. Fetahu ku e informon të njëjtin se nuk do të heqin dorë nga Myftinia e Tetovës për ti lëshuar vendin Selver ef.Xhemaili.

Ato sot kanë mbajtur një mbledhje ku kanë potencuar edhe njëherë se nuk njohin asnjë vendim të sjellur në mënyrë joligjore siç thonë ato dhe se do ti qëndrojnë pas myftiut Qani Nesimi. “Dënojmë ashpër aktin e pahijshëm dhe tentimin e të emëruarit UD Mufti Dr. Selver ef. Xhemailit më datë 31.01.20224, që në mënyrë klandestine dhe të dhunshme tentoi të futet në Institucionin e shenjtë të muslimanëve të Tetovës-Muftinia e Tetovës” thuhet në njoftim.


Myftinia e Tetovës kërkon nga të gjitha institucionet relevante në vendin tonë që të dënojnë sjelljet e pahijshme të UD Dr. Selver ef. Xhemaili, sepse i vetmi organ që jep dhe merr mandat është Organi i Muftinisë së Tetovës i zgjedhur nga Kuvendi i Xhematit ku reflektohet vullneti i nëpunësve dhe Xhematit të Tetovës.


“Vulat e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Tetovës i takojnë Organit të Muftinisë së Tetovës dhe nga sot, 01.02.2024 i merr në posedim Organi Kolektiv i Muftinisë së Tetovës, ndërsa vula jolegale që mban me vete UD është jolegale dhe jokushtetuese” thuhet në letrën informuese.
“Ne, si Muftini e Tetovës, dënojmë çdo veprim dhe vendim antikushtetues dhe përçarës. Zotohemi se me çdo kusht do të mbrojmë unitetin e BFI-së dhe Muftinisë së Tetovës” përfundon letra e Myftinisë së Tetovës të udhëhequr nga Qani Nesimi drejtuar reisit Shaqir ef.Fetahu. /Tetova1

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_8854
VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së
IMG_8852
Mickoski flet për negociatat me VLEN-in: Zhvillohen në drejtimin e duhur
IMG_8851
Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë
IMG_8850
Katër kandidatë në betejë për dy kolltuqe deputetësh
IMG_8844
Ali Ahmeti takon partnerët e koalicionit të Frontit Europian
rgergerge
Me çanta e lap-top, përfaqësuesit e VLEN-it u futën në VMRO-DPMNE! Grupet e punës nisin bisedimet për qeverinë e re

DIASPORA