Ismail Sinani – analist politik
“Fushata “Fol shqip, o taj!” meriton përkrahje dhe VLEN-i medoemos duhet ta zgjidhë çështjen e provimit të jurisprudencës.
Por parashtrohet pyetja: “pse o taj ke pritë 20 vjet e s’ke folë shqip, a?”, apo “pse o taj që shitshe mend se shqipja është zyrtare, provimin nuk e ke dhanë edhe shqip, a?”, “pse o taj që dikur udhëhiqshe me Ministrinë e Drejtësisë i ki lanë shqiptaret pa provim në gjuhën shqipe?”.
Të mos gënjehemi, shqipja ka status të avancuar, por nuk është zyrtare siç na është thënë. Ajo ka përdorim në disa fusha, por nuk është zyrtare.
E shumta që mund të jetë, është me status të gjuhës së përkthyer.
Serbishtja është zyrtare në Kosovë, gjuha frënge në Kanada… ndersja shqipja në Maqedoni të Veriut ende është larg nga statusi që e dëshirojmë” – ka shkruar Sinani.










