Lajme

LEN: 235 milion euro, për 0 metër autostradë, ku mbetën punimet për korridoret 8 dhe 10D?

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 2, 2024, 03:02

Lidhja Evropiane për Ndryshim pyet nëse ka ngjashmëri mes rastit të Artan Grubit dhe ministrit kosovar të infrastrukturës Palë Lekaj, ku ky i fundit ditë më parë u dënua me burg, për shkak të pagesës prej 53 milion eurosh që Qeveria e Kosovës i kishte paguar konsorciumit Bektel-Enka për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve te autostradës ‘Arbër Xhaferi’.

Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon që marrëveshja të publikohet, pasi siç theksojnë, qytetarët duhet ta dinë se ku po përfundojnë paratë e xhepave të tyre, shkruan Alsat.

“A mund të ketë ngjeshmëri me rastin e Palë Lekës dhe Artan Grubit. Fatkeqësisht dyshimet në opinion janë tepër të mëdha. Vetë fakti që marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, e cila kushton mbi 1,3 miliardë euro u shpall si marrëveshje sekrete mes qeverisë sonë dhe kompanisë Bektel&Enka, që ngjalli në opinion shumë dyshime për keqpërdorime të mundshme.

Po bëhet gati një vit prej kur është nënshkruar marrëveshja me Bektel&Enkën dhe deri tani nuk është ndërtuar asnjë metër autostradë, ndërsa prej në prill të vitit të kaluar e deri më tani Qeveria i ka paguar Bektel Enkës, 235 milion euro për zero metra autostratë.


Tani duhet që Qeveria të tregojë se për çfarë janë paguar ato 235 milion euro Behtel & Enkës, sa marrëveshje të fshehura ka nënshkruar Grubi dhe ku përfundojnë këto para. Pasi ende nuk është ndërtuar asgjë, mos vallë po vazhdon të pasurohet Soravia, Eurovia dhe Lotaria”, deklaroi Daut Memishi, LEN. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje