Krei I Komunës së Bogovinës, Feti Abazi ka bërë të ditur se vazhdon hudhja e mbeturinave përgjat rrugës Bogovinë-Novosellë edhe pse këto u pastruan para 1 muaji-informon portali “tetova1”.
“Pasi pastruam deponitë e egra përgjatë rrugës malore Bogovinë-Novosellë para pak më shumë se një muaji, sot përsëri janë vërejtur hedhje të inerteve nga persona të papërgjegjshëm!
Gjithashtu përgjatë rrugës janë hedhur edhe materiale tjera si plastika, qese prej plastmase nga pakujdesia!
Sot sërish jemi detyruar me ndihmën e Ndërmarjes Komunale Sharri të intervenojmë për pastrimin e këtij aksi nga hedhurinat!
Ju bëj APEL qytetarëve që të tregojnë kujdes për mirëmbajtjen e mjedisit!
Gjithashtu paralajmërojë kompanitë dhe individët që hedhin inerte në mënyrë joligjore se Komuna do të veprojë në përputhje me ligjin për çdo kënd që shkel regullat dhe ligjin për mbrojtjen e mjedisit!
TË MBROJMË AMBIENTIN DHE NATYRËN BASHKË!!!”, ka shkruar Abazi.










