Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në brifingun e sotëm me gazetarët tha se Kuvendi dhe deputetët do të vendosin nëse ai do të vazhdojë të jetë ministër në Qeverinë teknike.
Mexhiti është i bindur se pas zgjedhjeve të 8 majit, sërish do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Fatmir Mexhiti është ende ministër i Shëndetësisë, nuk do të japë dorëheqje. Kam punuar me nder dhe nuk kam pse japë dorëheqje.
A do të jem edhe tutje ministër, do të vendosin deputetët dhe Kuvendi. Por premtoj se pas muajit maj, do të jem sërish ministër”, theksoi Mexhiti.