Ka nisur një tjetër sezon ,me një ndryshim treneri në gjeneratën ku bën pjesë, por sërish mbetet i njëjti mentalitet fitues i tij, një lojtarë që është gjithnjë kërkues dhe me vizion për lojën.
Treneri që do ta stërvit këtë gjeneratë të 2012 Husein Kadriu , e zhvendos edhe në një tjetër rol përveç si sulmues anësorë duke qenë një shënues klasi.Mustaf Rexhepi nën urdhrat e Kadriut ka marrë edhe një tjetër rol,atë të mesfushës , me plot pasime të sakta dhe një organizator shumë i mirë i aksioneve.
Mustafa është vetëm 12 vjeç por ka shumë kualitete që i japin një të ardhme të ndritshme në futboll.
Mund të luajë thuajse në çdo pozicion në sulm por ana e djathtë është ideale për të, por edhe në mesfushë bën dallimin.Ai depërton me lehtësi,është një tip futbollisti që nuk dorëzohet kurrë duke e kërkuar me ngulm fitoren dhe është poashtu edhe një golëshënues i spikatur .
Ndonëse vetëm 12 vjeç ai ka një talent të rrallë dhe po e shpërfaqë atë në secilën stërvitje dhe ndeshje mes driblimesh të shkëlqyera dhe mahnitëse. Mustaf Rexhepi i përketë gjeneratës që këtë vit po bën ligjin në kampionat me ndeshje shumë të mira dhe me fitore të thella.
Ai ka një ëndërr të madhe që një ditë të veshë bluzën e skuadrës së zemrës ,pra skuadrës së parë dhe për këtë po punon fortë pandërprerë.