Trendy

ME 165 KM/H NË GOSTIVAR: Policia ndalon 40-vjeçarin nga Sellca, po fluturonte me “Mercedes”

Para 1 muaj

Një banor i fshatit Sellcë të Tetovës ka përfunduar në stacionin policor pasi ka sfiduar rëndë rregullat e qarkullimit rrugor në Gostivar.

Gjatë kontrollit të shpejtësisë pasditen e djeshme rreth orës 14:50, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin G.A. (40). Ai po drejtonte mjetin e tij të tipit “Mercedes” me targa të Tetovës me një shpejtësi prej 165 kilometra në orë.

Ajo që e bën më të rëndë shkeljen është fakti se në atë pjesë të rrugës shpejtësia ishte e kufizuar në vetëm 80 km/h. Shoferi është ndaluar menjëherë dhe ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse që parashikon gjobë të lartë dhe heqje të lejes.

Trending