Maqedoni

Taravari: Hajdeni me ne, drejt fitores së madhe

Autori

Autori

Portali Tetova

February 9, 2024, 05:02

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është prononcuar në Facebook.

Ka ftuar qytetarët, që t’i bashkohen krahut të tij, tashmë kur po thellohen ndasitë mes tij dhe Ziadin Selës.

Taravari ka bindur qytetarët dhe bashkëpartiakët, që do të kenë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, transmeton TV21.

Shkrimi i Taravarit në formë të integruar, pa ndërhyrje:

Të dashur anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, qytetarë të dashur

Për të gjithë ne këto janë kohë me dinamikë të lartë. Ne po shkojmë drejt një Ndryshimi politik por nga ana tjetër këto orë historike duhet të jenë për ne edhe kohë për maturi, harmoni dhe bashkëpunim të përgjithshëm.

Edhe pse mund të kemi bindje apo vizione të tjera politike, ne të gjithë bashkohemi nga dëshira për ta bërë këtë vend sa më të mirë!

Kur do të fitojmë, nuk do të vijnë as orë hakmarrjesh, as spastrime masive, por madje do të ketë projekte që do të kërkojnë përmirësimin edhe më shumë të atyre që tani janë pjesë e administratës apo të punësuar në çdo sektor.

I drejtohem çdo kolegu të partive të tjera, pasi në thelb ne jemi të gjithë kolegë:

Le të jemi ne, pa dallim partie, feje, gjuhe apo kombi, klasa e atyre politikanëve që do ta shohin veten si oponentë ideologjik por si partnerë në qëllimet tona më të larta, si është Zhiviillimi i vendit dhe ecja jonë në hartën e BE-së si pjesë organike e saj.

Sado kjo është sfidë, jam i sigurtë që ne mund t’ia dalim dhe këto muaj t’i shëndrojmë në një festë mendimesh, vizionesh dhe mundësish, dhe në fund Fitoftë Më I Miri!

Jam i bindur se kemi mbështetjen e vlefshme edhe nga faktori ndërkombëtar, që janë miqtë tanë strategjik, që me mençurinë e tyre dhe dashamirësi janë pranë nesh në këtë moment të veçantë.

Sinqerisht me respekt dhe shpresë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA