Skuadra e Bodo/Glimt ka treguar zemër të madhe ndaj lideri të Italisë, Interit, duke e turpëruar keq me rezultat 3:1 në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it të Champions League në futboll.
As laiku më i madh nuk e ka pritur këtë disfatë të Interit në tokën norvegjeze.
Vendasit shkaktuan senzacion me këtë fitore, duke dëshmuar se nuk janë rastësisht deri në këtë fazë.
Bodo ka një epërsi të mirë për sfidën e kthimit në “San Siro”.
Për Bodon shënuan Fet (20′), Hauge (61′) e Hogh (64′) dhe pwr Interin Esposito (30′).
Nga ana tjetër, Interi i trajnerit Chivu është në presion të madh tani, sepse duhet që të luftojnë të përmbysin këtë humbje në javën e ardhshme.
Mos të harrojmë se na konak të Bodos ka humbur edhe Manchester City me 3:1, ndërsa Bodo kishte barazuar në Dormrund 2:2 dhe e kishte mundur me 2:1 Atleticon në Madrid.










