Është lokalizuar 14-vjeçarja, Alisiana Bekim Shala, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.
Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
E zhdukur nga nëntori, policia kërkon ndihmë për gjetjen e 14 vjeçares nga Rahoveci
18.02.2025
Policia e Kosovës njofton se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur e moshës 14 vjeçare, Alisiana Bekim Shala, nga komuna e Rahovecit, që nga muaji nëntor 2025.
Që nga raportimi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e saj, por ende nuk është lokalizuar.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për ta gjetur sa më shpejt.
Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.





