Nesër bëhet vëndosja e gurëthemelit të shkollës së fshatit Sellcë, por si mbeti ky vendbanim pa një objekt të denjë për edukimin e fëmijëve deri me tani.
Shkolla e fshatit Sellcë ku aktualisht mësojnë nxënsit është ndërtuar në vitin 1952, me gurë dhe baltë dhe prej atëherë ka pasur riparime minimale, ku nuk ju sigurohen kushtet e nevojshmë nxënësve për ndjekje të procesit arsimor.
Në vitin 2002 filloi ndërtimi i objektit të ri të shkollës së fshatit Sellcë, por që ngeli në karabina e nuk u përfundua asnjëherë ndonëse ministra, zv.ministra e kryetar komune gjithmonë kanë premtuar se Sellcën do ta bëjnë me objekt të ri shkollor. Në vitin 2013 u inspektuar gjendja e objektit dhe konstatoi se projekti i objektit të ri për shkollën “Rilindja” ka dështuar për shkak të çarjeve në bazament dhe muret e objektit.
Prej asokohe filluan premtimet e reja për objekt të ri të shkollës në Sellcë e që duket do të marin fund pasi nesër do të hidhet gurrëthemeli i shkollës së re, rafsh 22 vite pasi ju premtua shkolla. Shpresojmë që objekti të përfundohet në afatet e caktuara e që nxënësit e Sellcës që janë mbi 300 në numër, e që ndodhen vetëm 4 kilometra larg qytetit të kenë një obekt shkollor.