Trendy

​”Tigrat” kryejnë bastisje në Reçicë të Vogël, gjenden armë arrestohen dy persona, njëri prej tyre kërcënoi në internet se do të kryente vrasje masive

Para 1 muaj

Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë – Sektori kundër terrorizmit, ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPRO GOKK) kundër një banori 20-vjeçar nga Reçica e Vogël për veprën penale “Terrorizëm”. Gjithashtu, në Prokurorinë e Tetovës është dorëzuar padi penale kundër një 89-vjeçari për “Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve plasëse”.

​Kërcënimi dhe inspirimi nga sulmet në SHBA
​I dyshuari K.H. (20), në fund të muajit janar të këtij viti, përmes aplikacionit social “Discord”, ka dërguar kërcënime serioze se është i gatshëm të kryejë sulm me armë zjarri – pushkë automatike AK-47 (Kallashnikov). Ai kishte deklaruar se kishte shëndet mendor të dëmtuar. Si inspirim për këtë sulm i kishte shërbyer ngjarja e 14 dhjetorit 2012 në SHBA, kur Adam Lanza, po ashtu 20 vjeç, vrau 26 persona (nga të cilët 20 fëmijë) në një shkollë.

​Ndërhyrja e FBI-së dhe operacioni policor
​Pas marrjes së informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Shkup se FBI kishte paraqitur kërkesë për zbulimin urgjent të një profili në “Discord” që ndodhej në vendin tonë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në koordinim me Prokurorinë ndërmorën veprime për gjetjen e autorit.

​Më datë 17.02.2026, pas identifikimit të adresës, zyrtarët policorë nga Sektori kundër terrorizmit, me asistencën e njësisë speciale “Tigrat”, kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera në Reçicë të Vogël të Tetovës.
​Armatimi i sekuestruar
​Gjatë bastisjes te K.H. dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, u gjetën dhe u sekuestruan:
​Pushkë automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 40 fishekë.
​Pistoletë “M57” me dy karikatorë dhe 49 fishekë.
​Pistoletë “CHEROKEE” me dy karikatorë dhe mbi 600 fishekë të kalibrit 9mm.
​Jelekë taktikë dhe antiplumb (pancirë).
​Thika me gjatësi të ndryshme tehu.
​Materiale të ndryshme dëshmuese elektronike.

Trending