Një 25-vjeçar nga Velesi ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur duke qarkulluar me automjet pa targa dhe pa leje drejtimi në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar.
Ngjarja ka ndodhur më 21.02.2026, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit kanë ndaluar për kontroll një automjet të tipit “Golf” që qarkullonte pa targa identifikuese. Gjatë verifikimit është konstatuar se drejtuesi i mjetit, M.D. (25), jo vetëm që nuk posedonte leje drejtimi, por automjeti gjithashtu nuk ishte i regjistruar.
Në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit”, ai është privuar menjëherë nga liria, ndërsa automjeti është ndaluar përkohësisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet në trafik do të vijojnë me intensitet të shtuar.










