Një incident ka ndodhur në Institucionin Ndëshkues-Korrektues “Burgu i Shkupit” në Shutkë, ku ka pasur përleshje fizike mes të burgosurve, shkruan bulevar.mk, përcjell tetova1
Sipas informacioneve, në rrahje kanë marrë pjesë disa persona të dënuar, çka ka shkaktuar tension brenda burgut dhe ka detyruar ndërhyrjen e sigurimit të institucionit për ta vënë situatën nën kontroll.
Deri më tani nuk ka detaje zyrtare për arsyet që çuan në përplasjen, as nëse ka persona të lënduar rëndë. Institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësisë.
Nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve nuk japin informacione shtesë, por konfirmojnë se po merren masa për sqarimin e rrethanave dhe për parandalimin e incidenteve të tilla në të ardhmen.
Ky rast rikthen në vëmendje çështjen e sigurisë në burgun më të madh në vend, ku edhe më parë janë regjistruar incidente të ngjashme mes të burgosurve./tetova1.mk










