Më 22.02.2026, rreth orës 17:55, në Spitalin Klinik të Tetovës, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë privuar nga liria B.V. (34) nga fshati Bërvenicë e Tetovës.
Sipas informacioneve zyrtare, ai paraprakisht në një objekt hotelerik në fshat kishte sulmuar fizikisht D.S. (49), po ashtu nga Bërvenica. Pas ndërhyrjes së policisë, ndaj B.V. është kryer alkotest, ku janë matur 1.27 promil alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.










