Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) thonë se arrestimi i Artan Grubi është marrëveshje politike, duke akuzuar partinë në pushtet VMRO-DPMNE se ka marrëveshje me Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), njësoj siç kishte kur ish-zëvendëskryeministri u lejua të largohej nga shteti para më shumë se një viti.
“Ashtu siç u morën vesh ta lironin, tani janë marrë vesh që ai të kthehet. Në këtë mënyrë, VMRO-DPMNE, me mbështetjen e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dëshiron të mbulojë skandalin më të madh të drogës me 5 tonë, i cili çon deri në majën e qeverisë së Hristijan Mickoski.










