Prokurori Anel Fidoski, i cili më 20 janar 2026 u zgjodh nga Këshilli i Prokurorëve Publikë si shef i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, prokuroria më e madhe në vend, ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak për Artan Grubin, shkruan Tema.mk.
Sipas informacioneve të publikuara në media, prokuror lëndor në këtë rast është Daniel Kocev, ndërsa Fidoski është eprori i tij i drejtpërdrejtë. Vendimi për masën e sigurisë ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik. Ajo që bie në sy është se pikërisht në përberjen e kësaj qeverie Fidoski u shpërblye me post më të lartë, gjë që ngre dyshime të shumta në opinion për mënyrën e shqiptimit të kësaj mase./Tema.mk/










