Trendy

Rinia e Gradecit me aksion vullnetar për pastrimin e rrugëve të fshatit

Para 2 orë

Një shembull pozitiv i angazhimit qytetar po vjen nga të rinjtë e fshatit Gradec, të cilët ditë më parë kanë organizuar një aksion vullnetar për pastrimin e disa rrugëve dhe trotuareve në fshat, shkruan tetova1

Sipas njoftimit të publikuar nga “Forumi Rinor i Fshati Gradec”, kjo nismë do të vazhdojë edhe gjatë vikendit të ardhshëm, ndërsa të rinjtë kanë ftuar të gjithë banorët dhe ata që duan të kontribuojnë për vendin e tyre, që t’i bashkohen aksionit.

Ky organizim po vlerësohet si një shembull i mirë i frymës së bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare në komunitet. Përmes këtij veprimi, të rinjtë e Gradecit dëshmuan se me vullnet dhe bashkim mund të arrihen rezultate konkrete në përmirësimin e hapësirave publike.

Veprimet e tyre pritet të shërbejnë si model edhe për vendbanimet e tjera, duke treguar se ndryshimi nis nga vetë komuniteti.

Njoftimi i plotë:

“RESPEKT PËR RININË GRADECIT, ME VETËINICIATIVË PASTRON RRUGËT E FSHATIT

Një shembull i mirë i angazhimit qytetar po vjen nga të rinjtë e fshatit Gradec, të cilët ditë më parë, me vetëiniciativë kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e disa rrugëve dhe trotuareve të fshatit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen “Forumi Rinor i Fshati Gradec”, aksioni do të vazhdojë edhe gjatë vikendit të radhës. Të rinjtë u bëjnë thirrje të gjithë banorëve dhe atyre që dëshirojnë të kontribuojnë në të mirë të vendit të tyre, që t’u bashkohen në këtë nismë.

Ky organizim vullnetar po vlerësohet si një shembull pozitiv i frymës së bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare. Të rinjtë e Gradecit treguan se me pak vullnet dhe bashkim mund të arrihen rezultate konkrete në përmirësimin e hapësirave publike.

Veprimet e tyre pritet të shërbejnë si model edhe për të rinjtë e vendbanimeve të tjera, duke dëshmuar se ndryshimi fillon nga vetë komuniteti.”, thuhet në njoftim./tetova1.mk

Trending