Trendy

Një shërbim i huaj e ka njoftuar Agjencinë për Siguri Kombëtare para një viti se ndaj Grubit ka pasur kërcënime për likuidim

Para 4 orë

Para një viti janë informuar institucionet kompetente se Grubi mund të vritej

Një shërbim i huaj i inteligjencës nga vendi fqinj, më shumë se një vit më parë, e ka njoftuar Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) se ndaj Artan Grubi ekzistonte kërcënim për likuidim nga një person me të kaluar kriminal, sipas informacionit të publikuar nga TV 24⁠.

Informacioni u transmetua më pas te Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas te Prokuroria Themelore Publike, ku u morën masa dhe u hartuan shënime zyrtare, të cilat tani po përdoren si argument në procedurën për caktimin e masës së paraburgimit. Tre shënime zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat automatikisht u dërguan te Prokuroria Themelore, ishin argumenti kryesor që prokurori Daniel Kocev kërkoi paraburgim shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, duke u bazuar në rrezikun për sigurinë e tij.

Nga MPB theksojnë se kanë ndarë të gjitha të dhënat me Prokurorinë, por nuk kanë bërë vlerësim se ku ai do të ishte më i sigurt. Drejtori i burgut të Shutkës, Boban Utkovski, thotë se askush nuk ka kërkuar kontroll sigurie nga institucioni.

Nga Prokuroria njoftuan se paraburgimi shtëpiak me mbikëqyrje 24-orëshe është masë e përshtatshme kur, bazuar në informacionet e MPB-së dhe ANB-së, nuk mund të garantohet siguria e të dyshuarit gjatë qëndrimit në burg.

Trending