Bilall Kasami është i vetmi kryetar komune që ka ndihmuar me financa Akademinë Shqiptare, ndërsa të tjerët vetëm na kanë premtuar. Kështu deklaroi Hasan Jashari nga Akademia Shqiptare, në një intervistë për Lajm TV. Ai tha se para 3 ditësh kanë mbajtur një takim me kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e VLEN-it, dhe kanë marrë premtime se di të punësojnë akademikët për shërbime intelektuale nëpër komuna.
“Disa thonë se kush ju financon, menjhëherë pyesin për financat. Ne 3 vite jemi financuar vetë, si jemi financuar, dikush e ka paguajtur qiranë, komuna e Tetovës, Bilall Kasami. I vetmi prej kryetarëve të komunës deri tash që na ka ndihmuar. Të tjerët nankanë premtuar, dhe jo. Tash na kanë premtuar se do të kyçen të gjitha komunat e VLEN-it, tash para 3 ditëve kemi pas një mbledhje dhe kanë marrë përsipër që akademikët që kemi ne, të marrin t’i punësijnë me kontratë në vepër për shërbime intelektuale, si eksperte në lëni. Për shembull njëri në lëminë e arsimit, tjetri në lëminë e jurisprudencës, tjetri në lëminë e ekonomisë, tjetri në lëminë e ekologjisë, e kështu me radhë,”- deklaroi Jashari.










