Trendy

Policia bastis shtëpinë e vëllait të ish-presidentit malazez

Para 4 orë

Policia po kontrollon sot një shtëpi në pronësi të Aco Dikanoviq, vëllait të ish-Presidentit Milo Dukanoviq, në lagjen Rastovci të Nikshiqit.

Më herët gjatë ditës së sotme, policia rrethoi një ndërtesë në qendër të Podgoricës ku jeton biznesmeni Aco Gjukanoviç, vëllai i ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviq.

Ndërtesa në fjalë është në rrugën Vuka Karadžića, ku ndodhen zyrat e Prva Banka. Aco Gjukanoviq është pronari shumicë i Prva Banka.

Aksioni po kryhet me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë./DAN

Trending