Trendy

Izraeli vazhdon sulmet kundër shënjestrave të regjimit në Teheran, teksa Irani po kryen sulme në shtetet e Lindjes së Mesme

Para 2 orë

Pas konfirmimit të vdekjes së liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Teherani ka paralajmëruar hakmarrje të ashpër. Në sulmet e një ditë më parë të vrarë mbetën edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, ministri i Mbrojtjes, Komandanti i Gardës Revolucionare dhe Sekretari i Këshillit të Mbrojtjes. Autoritetet iraniane menjëherë emëruan Alireza Arafin si udhëheqës të përkohshëm për të mbajtur rolin e liderit Suprem.

Garda Revolucionare deklaroi se do të ndërmarrë operacionin më të egër ofensivë në historinë e vendit, ndërsa njoftoi nisjen e sulmeve me raketa dhe dronë në shkallë të gjerë ndaj 27 bazave ushtarake amerikane dhe objektivave izraelite në rajon.

“Ne do të luftojmë kundër çdo force, përfshirë grupin e Shtetit Islamik dhe gjithashtu do të bashkëpunojmë me çdo forcë që lufton kundër grupeve terroriste dhe gjithashtu atyre që mbajnë armë të paligjshme për t’i përdorur kundër qeverive legjitime,” tha Ali Shamkhani, Këshilltar politik i udhëheqësit suprem të Iranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin të mos ndërmarrë hakmarrje ndaj SHBA-së ose Izraelit, duke kërcënuar me një goditje që nuk është parë kurrë më parë.

Nga ana tjetër, Izraeli konfirmoi një valë të re bombardimesh ndaj objektivave në Teheran. Sipas autoriteteve të atjeshme operacioni do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ne e goditëm rëndë regjimin, objektivat e komandës dhe kontrollit dhe grupet e tij të mbrojtjes ajrore. Kemi arritje të mira dhe shumë objektiva të tjerë përpara nesh. Në sulmin hapës të operacionit, Ushtria eliminoi 40 komandantë dhe zyrtarë të lartë të regjimit iranian brenda një minute,” deklaroi Efie Defrin, Zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministria e Mbrojtjes raportoi se Irani lëshoi 137 raketa dhe 209 dronë. Ministria e Brendshme e Katarit tha se tetë persona u plagosën këtë mëngjes në sulmet iraniane ndaj vendit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 16.

Ndërkohë një person është vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në aeroportet në Dubai dhe Abu Dabi, pasi rënies së mbetjeve nga zmbrapsja e dronëve.

Nga ana tjetër sekretari britanik i Mbrojtjes ka deklaruar se Irani ka lëshuar dy raketa drejt Qipros, ku ndodhen baza të mëdha me ushtarë britanike.

Tensionet u reflektuan edhe në Pakistan.

Në Karaçi, qindra protestues proiranianë u përpoqën të sulmonin konsullatën amerikane. Të paktën 9 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë përplasjeve me policinë.

Në Iran qytetarë të shumë u mblodhën për të vajtuar Kamenein. Në lot shpërtheu edhe prezantuesi i televizionit shtetëror iranian.

Trending