Trendy

32-vjeçari nga Gllumova kapet duket vozitur pa patentë shoferi në autostradën Tetovë-Shkup, arrestohet dhe i konfiskohet vetura

Para 5 orë

Më datë 28.02.2026 në ora 23:05, në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.J. (32) nga fshati Glumovë.

Gjatë kontrollit, policia ka ndaluar automjetin e tipit “Opel Corsa” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte personi në fjalë. Pas marrjes së masave verifikuese, është konstatuar se A.J. nuk posedonte leje drejtimi.

Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Trending