Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë publikuar një deklarate të përbashkët në lidhje me përshkallezimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se janë të gatshme të ndërmarrin “masat e nevojshme” për të mbrojtur interesat e tyre dhe ato të aleateve ne rajon.
Sipas deklarates, këto masa mund të perfshijnë edhe “mundesimin e masave proporcionale ushtarake mbrojtëse për të shkatërruar aftësinë e Iranit për të lëshuar raketa dhe dronë nga burimi”
Formulimi lë të kuptohet se tre shtetet evropiane nuk perjashtojnë mundesinë e goditjeve ndaj pikave të lëshimit brenda territorit iranian, nêse situata e sigurisé e kërkon një veprim të tillë.
Tre fuqitë evropiane theksojnë se çdo veprim i mundshëm do të jetë në perputhje me të drejtën ndërkombetare dhe parimin e proporcionalitetit, duke e cilësuar qasjen e tyre si mbrojtëse.
Megjithatë, deklarata sinjalizon një gendrim më të ashpër ndaj Teheranit dhe rritje të gatishmërisë per perfshirje më të drejtpërdrejtë në zhvillimet e fundit.
Njoftimi vjen n një moment tensioni të lartë në rajon, mes shqetesimeve për zgjerimin e konfliktit dhe ndikimin e tij në sigurinë dhe stabilitetin ndërkombetar, pas eliminimit të Ajatollahut Ali Khamenei nga sulmet izraelite тё 28 shkurt.





