Trendy

Trump e komenton vrasjen e Khameneit: E kapa atë para se ai të më kapë mua

Para 3 javë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei

Në intervistën e transmetuar mbrëmjen e së dielës, Trump u shpreh: “E kapa atë para se ai të më kapë mua. Ata u përpoqën dy herë të më vrisnin. Epo, e kapa atë i pari.” Komentet e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas një serie sulmesh të ndërsjella mes Iranit dhe aleatëve perëndimorë.

Trump sugjeroi se ndaj tij kishte pasur tentativa për atentat nga elementë të lidhur me Teheranin, duke lënë të kuptohet se vdekja e Khameneit ishte një zhvillim që ai e konsideron si një goditje parandaluese ndaj kërcënimeve të mundshme.

 

Trending