Trendy

Paga minimale rritet për 1.667 denarë

Para 3 orë

Paga minimale do të rritet për 1.667 denarë në vlerë neto, sipas harmonizimit ligjor që bëhet në muajin mars.

Kjo do të thotë se punëtorët në prill do të marrin pagë minimale të rritur për këtë shumë, ose saktësisht 26.046 denarë në vlerë neto.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, rritja e pagës minimale është bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara ligjore në Ligjin për pagën minimale.

Ai theksoi në një konferencë për media se kjo është një zgjidhje sistemore dhe ligjore e cila parasheh rritjen e pagës minimale në përputhje me lëvizjet ekonomike, duke mbrojtur kështu standardin e jetesës së punëtorëve dhe duke pasur parasysh ekonominë e shtetit tonë.

Trending