Trendy

Pjesë të Tetovës dhe disa fshatra nesër pa energji elektrike

Para 3 orë

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (03.03.2026) disa zona të Tetovës dhe vendbanimeve përreth do të mbesin pa energji elektrike në periudha të caktuara kohore, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të autoriteteve kompetente, ndërprerjet do të realizohen sipas këtij orari:

  • Në fshatin Orashë, pjesa nga hyrja e fshatit deri te xhamia do të jetë pa rrymë nga ora 09:00 deri në 14:00.
  • Në Tetovë, një pjesë e lagjes Drenovec do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 14:00.
  • Në fshatin Sellarcë e Epërme, objektet në dalje të fshatit do të jenë pa rrymë nga ora 09:30 deri në 14:00.
  • Në Tetovë, zona pranë lagjes Cetinska dhe rreth stadiumit do të jetë pa energji elektrike nga ora 09:35 deri në 10:15.

Nga autoritetet apelohet që qytetarët të planifikojnë me kohë obligimet e tyre dhe të tregojnë mirëkuptim për këto punime, të cilat realizohen me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike./tetova1.mk

Trending