Trendy

Policia me detaje për rënien e 10 vjeçarit nga ballkoni në Tetovë — ishte me probleme shëndetësore

Para 2 orë

Sot (03.03.2026) në ora 09:25, në SPB Tetovë është denoncuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është dërguar pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova.

​Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në Tetovë. Prindërit janë njoftuar për ngjarjen nga një fqinj, pas së cilës e kanë dërguar menjëherë në spital.

​Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të miturit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Trending