Trendy
Screenshot

Disa pjesë të Tetovës dhe Bërvenicës nesër pa rrymë

Para 3 orë

Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër (04.03.2026) pa rrymë do të mbeten disa vendbanime dhe pjesë të rajonit të Tetovës, shkruan tetova1

Sipas njoftimit, nga ora 08:45 deri në 11:00 pa energji elektrike do të jenë banorët e Çellopekut (objektet në rrugën për në fshatin Radiovcë dhe një pjesë e fshatit), si dhe në Bërvenicë dhe Sellarcë e Poshtme.

Në Tetovë, nga ora 08:45 deri në 12:00 ndërprerje do të ketë në zonën pranë Universitetit të Evropës Juglindore, ndërsa nga ora 09:00 deri në 12:30 pa rrymë do të mbetet një pjesë e rrugës “Lubo Bozhinovski” drejt rrugës “Cetinska”.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 ndërprerje është paralajmëruar në Reçicë të Vogël (një pjesë e objekteve në rrugën 170), në disa zona të Çellopekut – objektet në fshatin Çellopek i Epërm pranë xhamisë së re, si dhe në rrugën “Shtipska” në Tetovë. Në të njëjtin interval kohor pa energji do të mbetet edhe një pjesë e Bërvenicës, në hyrje të qytetit.

Nga ora 09:30 deri në 12:00 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e Pallçishtit të Poshtëm.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndërprerjet janë për shkak të punimeve të planifikuara dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i përshtatin me kohë obligimet e tyre./tetova1.mk

Trending