Trendy

Spanja përgënjeshtron Shtëpinë e Bardhë: Nuk do bashkëpunojmë ushtarakisht me SHBA

Para 2 orë

Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Álvarez mohon “kategorikisht” pretendimin e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt se Spanja do të “bashkëpunojë ushtarakisht” me SHBA-në.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar”, tha Albarez në një intervistë me stacionin radiofonik Cadena SER. ” Qëndrimi ynë ‘jo luftës’  mbetet i qartë dhe kategorik”, shtoi ministri i jashtëm spanjoll.

Më herët sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt tha se Spanja ka rënë dakord të bashkëpunojë me ushtrinë amerikane.

“Mendoj se ata e dëgjuan mesazhin e presidentit dje me zë të lartë dhe të qartë. Kuptoj që në orët e fundit ata kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me ushtrinë amerikane”, u tha ajo gazetarëve.

Deklarata erdhi një ditë pasi Trump kërcënoi të ndërpresë tregtinë me Madridin për shkak të qëndrimit të Spanjës ndaj sulmeve amerikane-izraelite kundër Iranit.

Trump e kishte lënë të hapur mundësinë e vendosjes së një embargoje tregtare ndaj Spanjës, sepse Madridi refuzoi të lejonte përdorimin e bazave të përbashkëta detare dhe ajrore në Spanjën jugore nga avionët amerikanë për operacione kundër Teheranit.

Spanja ka dënuar bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit si “të pamatura” dhe “të paligjshme”.

Zëvendëskryeministrja Maria Jesus Montero tha se Spanja “nuk do të bëhet vasale” e një vendi tjetër. Në një fjalim televiziv më parë, kryeministri Pedro Sanchez përsëriti qëndrimin anti-luftë të qeverisë së tij, duke paralajmëruar se konflikti mund të shkaktojë një katastrofë të madhe globale.

Trending